Pjesa e parë fatale për Arsimin

Futboll

Pjesa e parë fatale për Arsimin

Nga: K.G. Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 14:52
Pamje nga ndeshja

Arsimi nga Çegrani ka pësuar humbje të rëndë (5:1) në Shkup nga Vardari, në ndeshjen e javës së 17-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Pjesa e parë ka qenë fatale për skuadrën shqiptare.

Katër gola bien në 45 minutat e parë.

Për Vardarin realizuan Cvetkoviq (5′), Nikollov (20′), Velkovski (35′), Bosançiq (42′) e Omeragiq (69') dhe .për Arsimin Cuculi (90+3' - nga penalltia).

Vardari kryeson me 45 pikë e Arsimi renditet në pozitën e gjashtë me 22 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat