Dështoi në Superiore

Futboll

Dështoi në Superiore

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 17:16
Roei Ben Shimon

Roei Ben Shimon është futbollisti më i ri i Hapoel Kfar Shalem.

Sulmuesi 25-vjeçar është larguar papritur nga Elbasani, për të nisur një aventurë të re në ligën e dytë izraelite.

Kështu, Ben Shimon largohet si dështim nga pretendentët e titullit në Superiore.

Me Elbasanin, sulmuesi izraelit ka marrë pjesë në 11 ndeshje, duke qenë protagonist vetëm në një rast me asist.

NJOFTIMI:

Mirë se erdhe Roei Ben Shimon! Sulmuesi 25-vjeçar i cili luajti në Shqipëri së fundmi, nënshkroi me klubin deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe do të forcojë listën e lojtarëve. Paç fat Roei!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat