Kompany: Dua vetëm një gjë

Futboll

Kompany: Dua vetëm një gjë

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 16:47
Kompany e Kane

Disa kanë mbetur pa fjalë nga 57 pikët e Bayern Munich në 22 ndeshje, si dhe nga epërsia e tyre e vazhdueshme në Bundesliga, 6 pikë ndaj Borussia Dortmund në garën për titull.

Në fitoren e fundit në kampionat, ai që shkëlqeu ishte sulmuesi Harry Kane, që arriti gjithashtu rekordin e 500 golave ​​në karrierë në moshën 32 vjeç në 743 ndeshje, të realizuara kryesisht me Tottenham dhe Bayern Mynich.

Megjithatë, trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, tha se kaq nuk mjafton për trofe, duke zhvendosur vëmendjen te ekipi dhe jo tek individi: “Mendoj se kampionati është më i rëndësishëm për Harry Kane sesa rekordi i golave”.

“Siç e kam thënë edhe më parë, unë jam një ish-mbrojtës. Nuk më intereson nëse ai do ta thyejë rekordin e Lewandowski apo jo. Unë thjesht dua që ne të jemi kampionë“, deklaroi Kompany.

“Ai thjesht duhet të vazhdojë të punojë për ekipin. Kjo është ajo që bën ai si kapiten i ekipit kombëtar të Anglisë. Nuk duhet të harrojmë se ai nuk i bën të gjitha këto kot. Ai është Harry Kane, ai shënon gola dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë“, tha Kompany.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat