Ibraimi gati ndaj ekipit turk: Jemi në moment shumë të mirë, nisëm vitin me dy fitore në kampionat

Futboll

Ibraimi gati ndaj ekipit turk: Jemi në moment shumë të mirë, nisëm vitin me dy fitore në kampionat

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 17:12
Pamje nga konferenca

Shkëndija e Tetovës sjell ndeshje të re evropiane në vendin Maqedoninë e Veriut kur të enjten (21.00) në Shkup përballemi me Samsunsporin e Turqisë në kuadër të fazës së eliminimit të UEFA Conference League. Para mediave folën trajneri Beqiri dhe kapiteni Ibraimi.

Pas startit perfekt të kampionatit vendor me dy fitore (Struga 2:0 dhe Tikveshi 4:1), Shkëndija tashmë në ”menu” ka ndeshje evropiane.

Kuqezinjtë pasi kaluan me sukses fazën e ligës në UEFA Conference League, mbrëmjen e të enjtes përballen me Samsunsporin e Turqisë në fazën e play offit apo ndryshe të njohur si faza e knock-out.

Shkëndija sonte zhvillon seancën e fundit stërvitore, derisa takimi do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” të Shkupit të enjten me fillim në orën 21:00. 

“Kemi një atmosferë të mirë dhe jemi në një moment shumë të mirë pasi vijmë pas dy fitoreve.

Jemi përgatitur për këtë ndeshje, do të jetë një sfidë e vështirë, ku e dimë kundërshtarin.

Sa i përket tifozerisë, shpresojmë të jetë një numër sa ma i madh, e kemi thënë çdo herë se ato janë përkrahja jonë më e rëndësishme dhe nesër presim që ato të jenë në nivelin e tyre”, tha Ibraimi.

Futbollisti beson se do të ia dalin ndaj turqve: “Të them të drejtën se ëndrra është realizuar, por njeriu është krijuar që dëshiron çdo herë më shumë e më shumë.

Ne jemi të gatshëm nesër ta japim më të mirën edhe pse jo mos të besojmë në diçka më të mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat