Autogoli - ferr për Arsenalin 

Futboll

Autogoli - ferr për Arsenalin 

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 23:01
Pamje nga ndeshja

Arsenal ka lejuar një befasi nga skuadra e fundit të tabelës.

Në ndeshjen e javës së 31-të të Premier League, Wolves barazoi 2:2 ndaj Arsenalit, një rezultat që për “Topçinjtë” ishte pothuajse si humbje.

Saka shënoi në minutën e 5-të dhe Hincapie në minutën e 57-të për Arsenalin.

Për Wolvesin shënuan Bueno në minutën e 61-të dhe Calafiori me autogol në minutën e 90+4’, që vulosi barazimin.

Pas këtij rezultati, Arsenal kryeson me 58 pikë, ndërsa Wolves mbetet në fund të tabelës me 10 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat