Shkëndija sfidon Samsunsporin

Futboll

Shkëndija sfidon Samsunsporin

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Sonte Shkëndija e Tetovës sfidon Samsunsporin në ndeshjen e playoff-it të Conference Leagues, duke kërkuar një paraqitje spektakolare edhe pa dy titullarët e skualifikuar.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke filluar në orën 21:00.

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut do të përballet me Samsunsporin në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Kuqezinjtë do të jenë pa lojtarët Trumçin dhe Latifin, të skualifikuar për shkak të kartonëve.

Trajneri i Shkëndijes, Jeton Beqiri, në prag të kësaj sfide ka deklaruar se pret një ndeshje spektakolare dhe se skuadra e tij duhet të japë maksimumin.

Ai shtoi se skuadra do të mundohet të paraqitet mirë, veçanërisht në minutat e para, duke luftuar për çdo top në çdo pjesë të fushës dhe të shijojë ndeshjen.

Beqiri beson se çdo futbollist do të japë maksimumin, duke qëndruar me këmbë në tokë, por njëkohësisht të ndjehet krenar për paraqitjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat