Skënderbeu shpëton në sekondat e fundit

Futboll

Skënderbeu shpëton në sekondat e fundit

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 19:35
Pamje nga ndeshja

Skënderbeu ka fituar në shtëpi përballë Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1.

Golin e parë e shënuan vendasit që në minutën e 11-të me anë të Nasr.

Ndërkohë që për të rikthyer barespeshën te Kukësi mendoi Birçaj në të 82-tën.

Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim, Shaqe “tundi rrjetën” e verilindorëve, në minutën e 91-të.

Kështu, korçarët rikthehen në vendin e parë me 54 pikë. Në krahun tjetër me 15 pikë të grumbulluara, Kukësi mbetet në vendin e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat