Shkëndija fiton në Kratovë, e ndjek në hap Vardarin

Futboll

Shkëndija fiton në Kratovë, e ndjek në hap Vardarin

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 15:02
Pamje nga ndeshja

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 në Kratovë ndaj Sileksit.

Tre pikë domethënëse për kampionin në fuqi, skuadër që e ndjek në hap liderin Vardarin e Shkupit.

Për Shkëndijen shënuanTamba (17') e Zejnullai (89’) dhe për vendasit Buturoviq (45').

Vardari udhëheq kreun me 51 pikë, i ndjekur nga Shkëndija me 45 dhe Sileksi renditet në pozitën e katërt me 35 sosh pas javës së 19-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat