Zejnullai – lojtar i javës në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Zejnullai – lojtar i javës në Maqedoninë e Veriut

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 20:41
Arbin Zejnullai

Arbin Zejnullai është shpallur lojtari i javës në Maqedoninë e Veriut pas një paraqitjeje të shkëlqyer në fitoren 2:1 të Shkëndija ndaj Sileks në Kratovë.

Zejnullai shënoi golin vendimtar në minutën e 90-të dhe dominoi mesfushën, duke qenë vendimtar për tre pikët e rëndësishme që mbajnë Shkëndijën në garë për titullin.

Media maqedonase “SportSport” e vlerësoi atë si lojtarin më të mirë të javës.

Në formacionin e javës janë: Jovçevski (Pelisteri), Zejnullai, Meliqi dhe Tamba (Shkëndija), Najdovski dhe Luciano (Tikveshi), Velkovski dhe Cvetkoviq (Vardari), Manojllov dhe Ezeb (Rabotniçki), Bullatoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat