Gullit: E pashë ndeshjen Arsenal - Chelsea, e neveritshme

Futboll

Gullit: E pashë ndeshjen Arsenal - Chelsea, e neveritshme

Nga: K.G. Më: 3 mars 2026 Në ora: 13:08
Ruud Gullit

Ish-lojtari i kombëtares holandeze dhe anëtar i gjeneratës së artë të Milanit nga fundi i shekullit të kaluar, Ruud Gullit, ka kritikuar futbollin e sotëm.

Ai iu referua konkretisht ndeshjes  Arsenal - Chelsea, e cila u zhvillua të dielën.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 2:1, por ish-kampioni i Evropës nuk e pëlqeu mënyrën se si luhej.

“Nuk më pëlqen më të shikoj futboll. Jo sepse ka shumë, por sepse nuk më pëlqen mënyra se si luhet.

Nuk e di çfarë po ndodh. E pashë ndeshjen Arsenal - Chelsea ditën tjetër.

Çfarë ndeshjeje e tmerrshme.

Vërtet e neveritshme. Ishte e tmerrshme për t’u parë.

Shpresoj që ndeshje të tilla të mos bëhen trend.

Të gjithë mund të vrapojnë, por ka një mungesë të madhe lojtarësh që mund ta mposhtin dikë.

Ku është argëtimi në këtë? Është turp të shikosh ndeshje dhe të mos i shijosh ato.

Më duket sikur të gjithë lojtarët thjesht po ndjekin urdhra dhe kjo më shqetëson”, tha holandezi i famshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat