Gjendja alarmante në Katar

Futboll

Gjendja alarmante në Katar

Më: 7 mars 2026 Në ora: 11:59
Roberto Mançini

Gjendja alarmante në Katar, Roberto Mançini kthehet në Itali dhe takohet me djalin e tij në Romë.

Ish-trajneri i ekipit kombëtar italian, kampion i Evropës në vitin 2021, i cili drejton Al Sad, është rikthyer nga Katari,.

Ky shtet ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive ditët e fundit për shkak të ngjarjeve që lidhen me konfliktin e vazhdueshëm me Iranin.

Edicioni i La Repubblica në Gjenova raportoi se trajneri u takua dje në mbrëmje me djalin e tij Andrea, drejtorin aktual sportiv të Sampdorias, i cili është në një kamp stërvitor me ekipin në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat