Një autogol i çuditshëm dhe barazimi në fund nga Pepe

Futboll

Një autogol i çuditshëm dhe barazimi në fund nga Pepe

Nga: K.G. Më: 13 mars 2026 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Alavesi ndal vetëm një pikë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Villarealin.

Në minutën e 40-të u shënua një autogol i çuditshëm.

Futbollisti Marin duke tentuar të evitojë rrezikun, goditi topin me kokë ku përfundoi në pjesën e epërme të majtë të portës së tij, 1:0.

Në minutën e 90+8 Pepe lirohet bukur nga një lojtar brenda 16-shit., me goditje të fortë e mu në qosh të këndit të epërm të djathtë dhe e pakapshme për portierin e Alavesit, 1:1.

Villareali renditet në vend të tretë me 55 pikë sa ka edhe i treti Atletico.

Alaves është në pozitën e 16-të me 28 pikë pas javës së 28-të të elitës së futbollit spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat