Lideri i Kombëtares përjashtohet sërish nga trajneri?

Futboll

Lideri i Kombëtares përjashtohet sërish nga trajneri?

Më: 15 mars 2026 Në ora: 15:07
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami është një nga lojtarët e konsideruar si lider të Kombëtares.

Kjo për shkak të minutave, që trajneri Silvinjo i ka bësuar gjatë gjithë kohës në krye të kuqezinjve.

Sot nuk është as në stol me Rejnxhërsin. Gjatë kësaj kohe ndërkohë nuk është folur për një dëmtim të Bajramit.

Ndeshja e fundit, kur edhe Bajrami mori minuta, ishte me Sëlltik në Kupën e Skocisë. Aty ku u bë pjesë e sherrit në tunel rreth një javë më parë.

Kjo nuk do ishte hera e parë, që Bajrami përjashtohej nga lista. Minutat për të kanë qenë të pakta gjatë këtij sezoni, që është ndoshta më i vështiri në karrierë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat