Urban me dhimbje koke

Futboll

Urban me dhimbje koke

Më: 19 mars 2026 Në ora: 11:48
Urban e Skorupski

Edhe për Poloninë takimi me Shqipërinë nuk ka ardhur në momentin e duhur.

Sipas medieve polake komisari teknik i Polonisë është në kërkim të një portieri titullar pas dëmtimit të Łukasz Skorupski-t.

Portieri i Bologna-s u dëmtua kundër Sassuolo-s ndërsa mungesa e tij është e sigurt për dy takimet e vlefshme për fazën play-off. Në këtë drejtim stafi teknik i kombëtares polake po punon për të zgjidhur këtë problem.

Vetëm komisari teknik Jan Urban ka pohuar se është në dyshim mes dy lojtarëve.

“Si Kamil Grabara dhe Bartłomiej Drągoëski kanë shanse të mëdha që të jenë në portë kundër Shqipërisë”, tha Urban.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat