Kreshnik Hajrizi: Ëndrra po afrohet!

Futboll

Kreshnik Hajrizi: Ëndrra po afrohet!

Më: 24 mars 2026 Në ora: 15:44
Kreshin Hajrizi

Kombëtarja e Kosovës sot mbajti seancën e radhës stërvitore para ndeshjes jetike ndaj Sllovakisë.

Kreshin Hajrizi foli për kamerën e FFK-së pas stërvitjes dhe u shpreh optimist për përgatitjet dhe ndeshjen e së enjtës.

“Stërvitjet po shkojnë shumë mirë.

E dijmë se çfarë rëndësie është kjo lojë. E dijmë që mund të shkruajmë histori.

Jemi përgatitur shumë mirë.

Shpresojmë të shkojmë në Sllovaki me një besim të mirë, me një grup të mirë dhe me fitore inshallah.

“Është një lojë shumë e rëndësishme.

Për çdo shqiptarë apo futbollistë, ëndrra po afrohet për dy lojë.

Dhe me kënqaësi të madhe po shkojmë të luajmë këtë lojë”, u shpreh Hajrizi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat