Sulmuesit e Kombëtares befasohet në Varshavë

Futboll

Sulmuesit e Kombëtares befasohet në Varshavë

Më: 25 mars 2026 Në ora: 15:19
Pamje

Vetëm pak çaste më parë, avioni i Kombëtares shqiptare ka ateruar në aeroportin e Varshavës.

Djemtë kuqezi kanë prekur tokën polake dhe janë gati për ndeshjen e nesërme.

Mirëpo, në dalje të aeroportit, tre futbollistë të Shqipërisë janë surprizuar. Ernest Muçi, Armando Broja dhe Jasir Asanë, janë detyruar të ndalen, për shkak të tifozëve.

Këta të fundit kanë kërkuar autografë nga Muçi e Broja, ndërsa me Asanin kanë përfituar nga rasti për të shkrepur një foto. Vlen të përmendet se në stadium mbrëmjen e 26 marsit do të ketë shumë shqiptarë.

Kjo, marrë shkas edhe nga dalja “sold out” zyrtarisht e sektorit mik në stadiumit ku do të luhet ndeshja Poloni – Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat