Ancelotti tregon nëse Neymar do të ftohet për Kupën e Botës

Futboll

Ancelotti tregon nëse Neymar do të ftohet për Kupën e Botës

Më: 25 mars 2026 Në ora: 16:03
Ancelotti e Neymar

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar nuk ishte i lumtur pasi nuk morri ftesë nga selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti, për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Neymar i cili ka kaluar një lëndim i rëndë, është rikthyer të luaj me skuadrën e Santosit, dhe shpreson që sa më shpejtë të rikthehet në formën e tij më të mirë, në menyrë që të merr ftesë për Kupën e Botës.

Pasi nuk morri ftesë për ndeshjet ndaj Francës dhe Kroacisë, është ngritur një debat nëse Neymar është dashur të marr ftesë nga Ancelotti.

Pas kësaj, tekniku italian i është përgjigjur këtyre zërave.

“Unë shoh gjithçka, dëgjoj gjithçka. pastaj do të duhet të marr një vendim. Njerëzit mund të thonë mendimin e tyre, pa problem”, ka deklaruar Ancelotti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat