FFK: Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Futboll

FFK: Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Më: 3 prill 2026 Në ora: 21:56
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri tani!

“Nga pozita e 190-të në korrik të vitit 2016, Dardanët kanë shënuar një ngritje të jashtëzakonshme falë punës dhe përkushtimit të futbollistëve tanë.

Kjo ngritje është promovuar në një postim me katër fotografi në rrjetet sociale të shtëpisë së futbollit botëror.

Kosova ka treguar fuqinë e saj në kualifikimet për Kupën e Botës, por fati nuk ishte në anën e saj në finalen e madhe të "play-off"-it kundër Turqisë”, thuhet nga FFK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat