Shqiptari i Kosovës që e do Barcelona, shtang gjermanët!

Futboll

Shqiptari i Kosovës që e do Barcelona, shtang gjermanët!

Nga: K.Goca Më: 4 prill 2026 Në ora: 16:05
Fisnik Asllani

Fisnik Asllani, ylli i futbollit, po tregon klasin e tij në Bundesliga I.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, ka shtang gjermanët me golin që shënoi në minutën e 23-të për Hoffenheim, duke barazuar rezultatin 1:1 ndaj Mainzit.

“Asllani e dërgon topin në rrjetë nga distanca.

Pas një ndërhyrjeje të shkëlqyeshme nga Posch kundër Toures, ai e humbi përsëri posedimin e topit.

Toure asiston në qendër për Asllanin, i cili i pamarkuar, gjuan nga më pak se 18 metra larg, topi fluturon në këndin e sipërm të majtë, duke e lënë Batz pa asnjë mundësi reagimi.”, shkruan media gjermane “Kicker”.

Skuadra e Mainzit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në konak të Hoffenheimit.

Për Hoffenheim shënoi Asllani në minutën e 23-të dhe për udhëtuesit Tietz (13’ e 79’).

Asllani u zëvendësua në minutën e 61-të e Leon Avdullahu u aktivizua po nga kjo minutë dhe Albian Hajdari u paraqit tërë takimin në petkun e Hoffeheimit.

Hoffenheim është në vend të pestë me 50 pikë e Mainz në të nëntin me 33 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat