U përfol Silvinjo, klubi brazilian zgjedh trajnerin e ri

Futboll

U përfol Silvinjo, klubi brazilian zgjedh trajnerin e ri

Më: 7 prill 2026 Në ora: 16:07
Silvinjo

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u lidh në ditët e fundit me një kalim të mundshëm në drejtimin e Corinthias.

Klubi brazilian, ishte në kërkim të një trajneri të ri, pas dorëheqjes së Dorival Junior.

Mes emrave të përmendur nga mediat braziliane për stolin, ishte edhe ai i Silvinjos. Tekniku kuqezi është futur në muajt e fundit të kontratës me Kombëtaren shqiptare, e cila skadon në korrik.

Megjithatë një kalim i Silvinjos te Corinthias nuk do të ndodhë. Klubi brazilian ka njoftuar emërimin e Fernando Diniz në stol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat