Pajaziti shënon për Hajdukun

Futboll

Pajaziti shënon për Hajdukun

Nga: K.G. Më: 7 prill 2026 Në ora: 19:26
Hajduku i Splitit

Hajduku i Splitit ka fituar (3:1) thellë në konak të Istra 1961, në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit kroat.

Futbollisti shqiptar, Adrion Pajaziti, u paraqit titullar duke treguar formë të mirë dhe ka shënuar në minutën e 51-të, për rezultatin 0:2.

Golat i realizuan Livaja (23' e 58') dhe Pajaziti (51').

Agada shënoi në minutën e 84-të për Istra 1961.

Hajduku renditet në vend të dytë me 56 pikë dhe Istra në të 6-tin me 36 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat