​Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës

Futboll

​Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës

Më: 8 prill 2026 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Do të zhvillohen sot dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës në futboll ku do të jenë përball njëra-tjetrës skuadra që synojnë këtë trofe.

Ballkani e pret sot në Suharekë Dukagjini me fillim nga ora 15:00 ku kërkon të bëjë një hap të rëndësishëm drejt finales.

Dueli tjetër do të jetë ai ndërmjet Llapit dhe Ferizajt, sfidë e cila zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshjet kthyese zhvillohen pas dy javës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat