Formacioni më i mirë i javës në Champions

Futboll

Formacioni më i mirë i javës në Champions

Më: 9 prill 2026 Në ora: 18:06
Formacioni

Pas përfundimit të ndeshjeve të para çerekfinale në Champions League, UEFA ka publikuar sot formacionin më të mirë të kësaj jave, ku dominojnë ekipet fituese si Bayern dhe PSG me nga 3 lojtarë secila.

Në portë është Manuel Neuer, i cili gjithashtu u zgjodh edhe si “Lojtari më i mirë i javës”.

Qendra e mbrojtjes: Le Normand dhe Marquinhos.

Krahu i djathtë nga Stanisic i Bayern, krahu i majtë nga Araujo i Sporting Lisbon. Mesfusha: Joao Neves, Kimmich dhe Kai Havertz.

Treshja sulmuese është vërtet fantastike: Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal dhe në qendër Julian Alvarez. Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat