Botërori 2027 për vajza, Shqipëria ndeshet me Uellsin

Futboll

Botërori 2027 për vajza, Shqipëria ndeshet me Uellsin

Më: 18 prill 2026 Në ora: 11:59
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli dje përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Uellsit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027, që do të zhvillohet sot në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Skuadra kuqezi zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes, duke finalizuar detajet e fundit në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme.

Trajneri Grima do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësen Alma Hilaj, e cila rikthehet pas mungesës në takimin e parë për shkak të kartonave.

E gjithë skuadra paraqitet në gjendje të mirë fizike, pa asnjë problematikë dëmtimi.

Federata e Futbollit fton tifozët të mbështesin ekipin në këtë ndeshje, ku hyrja do të jetë falas..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat