Vazhdon “lufta” e Edi Martinit me Hygerta Sakon

Futboll

Vazhdon “lufta” e Edi Martinit me Hygerta Sakon

Më: 18 prill 2026 Në ora: 19:12
Edi Martini e Hygerta Sako

Edi Martini ka bojkotuar “RTSH”-në, pas ndeshjes Vora-Vllaznia(0-0).

Siç kishte paralajmëruar, trajneri i kuqebluve nuk tha fjalën e tij duke qenë Hygerta Sako si drejtuese emisioni.

Martini mori vendimin pas ndeshjes së Kupës me Dinamon, ndërsa pretendonte se Sako duhet t’i kërkojë ndjesë që e ka etiketuar si të paedukatë.

Vllaznia po ashtu tregon se nuk i frikësohet kërcënimeve.

Sako kishte paralajmëruar që do ndërhyjë Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, për një rast të tillë. Megjithatë, kuqeblutë nuk tërhiqen nga vendimi i mëparshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat