Imeri e Ajeti asistojnë, Baseli i Xherdan Shaqirit mposhtet

Futboll

Imeri e Ajeti asistojnë, Baseli i Xherdan Shaqirit mposhtet

Nga: K.Goca Më: 18 prill 2026 Në ora: 23:04
Thun

Thun ka shënuar fitore të madhe me shije të titullit në Kampionatin e Zvicrës.

Thun e ka mposhtur me rezultat 3:1 Baselin e kapitenit Xherdan Shaqirit.

Kastrioti Imeri asistoi në golin e dytë të Thun në minutën e 53-të dhe Albian Ajeti në golin e Baselit.

Kastriot Imeri u paraqit 63 minuta, ndwrsa Valmir Matoshi i aktivizua nga minuta e 74-të pwr Thun-in.

Kapiteni  Xherdan Shaqiri u inkuadrua tërë takimin por u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e  80-të, ndërsa Albian Ajeti u zëvendësua në minutën e 69-të.

Për Thun-in shënuan Ibayi 28', Heule 53' e Rastoder 64' dhe për Baselin Duran Duranville 56’.

Pas javës së 33-të, Thun është në krye me 74 pikë, ndërsa Baseli në pozitën e katërt me 53 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat