Një kandidat i ri për bankinën e Real Madridit

Futboll

Një kandidat i ri për bankinën e Real Madridit

Më: 22 prill 2026 Në ora: 16:10
Sebastian Hoeness

Zërat për një zëvendësim të mundshëm të Álvaro Arbeloas në bankinën e Real Madridit nuk ndalen.

Tani, nga Gjermania, konkretisht nga mediumi “Bild”, del një kandidat i ri për të qenë trajneri i ardhshëm i ekipit të bardhë.

Kandidati i ri është Sebastian Hoeness, trajner i Stuttgartit.

43-vjeçari, sipas “Bild”, po ndiqet nga Real Madridi dhe drejtuesit e klubit madrilen janë impresionuar nga futbolli që po e zhvillon skuadra gjermane.

Kontrata e Hoeness me Stuttgartin përfundon në vitin 2028 dhe ai nuk ka klauzolë lirimi.

Përveç Realit, sipas të njëjtit burim, edhe klube të tjera si Chelsea dhe Manchester United kanë shfaqur interes për trajnerin gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat