Hansi Flick merr vendimin për të ardhmen si trajner

Futboll

Hansi Flick merr vendimin për të ardhmen si trajner

Më: 1 maj 2026 Në ora: 11:02
Flick

Trajneri Hansi Flick do të vazhdojë bashkëpunimin me Barcelonën, me një ofertë rinovimi deri në vitin 2028 dhe opsion për një sezon shtesë, raporton Mundo Deportivo.

Sipas raportimit, trajneri gjerman pritet ta firmosë kontratën e re pasi skuadra të sigurojë titullin e La Liga-s. Kjo mund të ndodhë që këtë fundjavë nëse Barcelona e mposht Osasunën dhe Real Madridi humbet kundër Espanjolit.

Ndërkohë, agjenti i Flik, Pini Zahavi, pritet të takohet me drejtuesit e Barcelonës javën e ardhshme për të finalizuar detajet e marrëveshjes.

Vetë gjerman ka deklaruar disa herë se Barcelona do të ishte klubi i fundit në karrierën e tij si trajner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat