Shqiptari thumbon Leoan

Futboll

Shqiptari thumbon Leoan

Më: 1 maj 2026 Në ora: 11:41
Igli Tare e Rafael Leao

“Dita kur mbylla marrëveshjen ishte një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

Kështu është shprehur drejtori sportiv i AC Milan, Igli Tare, i ftuar në emisionin “Giorgia’s Secret” në DAZN, një program që eksploron anën njerëzore dhe autentike të yjeve të futbollit.

“Për të qenë pjesë e AC Milan, duhet t’u rikthehesh fitoreve.

Këtu duhet të lësh gjurmë”.

Duke folur për Rafael Leao-n, Igli Tare u shpreh se “ai ka një potencial të jashtëzakonshëm; siç thotë edhe Modriç, ai as nuk e kupton dot sa i fortë është”.

Së fundmi, sa i përket marrëdhënies së tij me Zlatan Ibrahimoviç, ai theksoi: “Ne jemi dy ballkanas, ia themi gjërat njëri-tjetrit troç në sy”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat