“Kokë më kokë” me Tiranën e Vorën për mbijetesën

Futboll

“Kokë më kokë” me Tiranën e Vorën për mbijetesën

Më: 1 maj 2026 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Skuadra e Bylisit po përjeton moment të mirë në Superiore, 3 ndeshje radhazi pa humbje, ndërsa fitorja në shtëpi ndaj Teutës, ka rritur optimizmin për 3 javët “finale” të kampionatit, aty ku synimi madhor është mbijetesa në elitën e futbollit shqiptar.

Në prag të ballafaqimi me Vllazninë, java e 34-të, ekipi ballshiot ka bërë postimin në rrjetet sociale, e cila vjen më tepër në trajtë “dissi”-i kundër skuadrës shkodrane.

Konkretisht bëhet fjalë për golin e Olavio-s në “Loro Boriçi”.

Pas 33 javësh në Superiore, ekipi i drejtuar nga Mirel Josa mban vendin e 9-të me 35-të pikë, po aq sa ka edhe Vora e Tirana.

Për ballshiotët, gjthçka është e hapur në përmbushjen e objektivit, ndërsa deri në fund janë edhe 9 pikë në lojë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat