Alimi para sfidës me Vardarin: Shkojmë për fitore 

Futboll

Alimi para sfidës me Vardarin: Shkojmë për fitore 

Nga: K.G. Më: 2 maj 2026 Në ora: 13:49
Armend Alimi

Kapiteni i Bashkimit 1947 nga Kumanova, Armend Alimi, ka deklaruar se skuadra e tij do të japë maksimumin sot për të marrë tri pikët në përballjen ndaj Vardarit nga Shkupi.

Pas fitores së madhe ndaj Shkëndijës në Tetovë, ekipi i Bashkimit hyn me shumë optimizëm në duelin e radhës kundër “kuqezinjve” në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Ndeshja nuk do të zhvillohet në Kumanovë, por në Gostivar.

Edhe pse Bashkimi do ta presë klubin më të trofeshëm në Maqedoninë e Veriut në një fushë neutrale, motivimi i futbollistëve është në nivelin më të lartë. 

Kapiteni Armend Alimi theksoi se atmosfera në zhveshtore është shumë e mirë dhe se objektivi është i qartë – tri pikë të reja.

“Normalisht që shkojmë për fitore edhe në këtë ndeshje. Ende nuk jemi matematikisht të sigurt në tabelë, prandaj ky triumf është jetik për ne. Jemi të motivuar dhe besoj se do të japim më të mirën nga vetja për t’i fituar pikët edhe në Gostivar”, deklaroi Alimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat