Shibeniku, klub i njohur kroat, në fund të viteve të 80-ta, gjithmonë si vendas i bënte probleme Prishtinës në kuadër të Ligës së Dytë Unike të ish Jugosllavisë, ndërsa sot është shuar.
Kriza e thellë e klubit kroat, shokon të gjithë.
“Klubi i futbollit Shibeniku së shpejti merr emër të ri – a do të quhet si Dinamo!?
Skuadra aktuale garon në rangun e katërt të futbollit kroat dhe ndodhet në vendin e nëntë, por nga sezoni i ardhshëm lehtësisht mund të zbresë në nivelin e pestë, pra në ligën rajonale”, ka shkruar media kroat “Tportal’.
“Siç shkruan portali “Shibenik”, në atë qytet së shpejti do të themelohet një klub i ri, i cili do të duhet të nisë nga niveli më i ulët i garave.
Ai nuk do të ketë të drejtë në përqindje nga transferimet e ish-lojtarëve të klubit që pritet të shuhet, por gjithashtu nuk do të ketë as borxhe dhe as ndalesë nga FIFA për transferimin e lojtarëve të rinj.
Klubi i ri do të ruajë të njëjtat ngjyra dhe stemë, ndërsa mbetet të shihet se kush do të jetë në drejtimin më të ngushtë dhe nëse do të funksionojë si shoqatë qytetarësh apo me ndonjë formë tjetër organizimi.
Ende nuk dihet as emri.
Pretendon se dy propozimet kryesore janë HNK Shibenik 1932 dhe “Gragjanski Shibenik” (GNK Shibenik), që ngjan shumë me Dinamon. Megjithatë, kjo nuk është ndonjë përpjekje për t’u afruar me klubin nga Zagrebi.
Emri i ri nuk duhet të ndryshojë shumë nga HNK Shibeniku aktual, në mënyrë që të jetë e qartë se klubi i ri vazhdon traditën e futbollit të klubit të vjetër, i cili ndodhet në bllokadë dhe në proces falimentimi dhe do të pushojë së funksionuari si klub futbolli në fund të këtij sezoni. Për më tepër, në Shibenik tashmë ekziston një klub “qytetar”, ai i basketbollit, Shibenka.
Lajm i mirë për futbollin në Shibenik është se federata kroate (HNS) ka lejuar që shkolla e futbollit e klubit të vjetër të kalojë menjëherë te klubi i ri, duke ruajtur statusin e saj brenda piramidës së futbollit.
Për emrin e klubit të ri do të konsultohen edhe tifozët më të zjarrtë të Shibenikut, “Funcuti”, ndërsa vendimi pritet të merret së shpejti”, shkruan më te.