Klubi i Superligës pendohet

Futboll

Klubi i Superligës pendohet

Më: 6 maj 2026 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Volkan Demirel nuk do të jetë më trajner i Genclerbirligi.

Klubi i Superligës turke e ka shkarkuar teknikun 44-vjeçar, për shkak se ekipi ndodhet në pozita rënie.

Por, e çuditshme këtu është fakti që Demirel shkarkohet për herë të dytë brenda këtij sezoni.

Në tetor 2025, 44-vjeçari mori drejtimin e Genclerbirligi, por nuk arriti asnjë fitore dhe u shkarkua në muajin dhjetor.

Në muajin mars, klubi i Superligës turke mendoi t’i besonte sërish.

Por vetëm 2 muaj pas riemërimit si trajner i ekipit, Volkan Demirel është shkarkuar përsëri, duke e bërë situatën të pazakontë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat