Real Madridi gjen pasuesin e Vinicius Jr në Serie A

Futboll

Real Madridi gjen pasuesin e Vinicius Jr në Serie A

Më: 6 maj 2026 Në ora: 14:14
Vinicius

​Real Madridi po shqyrton shitjen e Vinicius Jr këtë verë pas bllokimit të bisedimeve për rinovimin e kontratës dhe vështirësive taktike me Mbappe.

Presidenti Florentino Perez ka shënjestruar yllin e Juventusit, Kenan Yildiz, si zëvendësuesin ideal.

​Për të siguruar 21-vjeçarin turk, i cili ka shkëlqyer me 11 gola dhe 10 asistime këtë sezon, “Mbretërit” janë gati të ofrojnë rreth 100 milionë euro.

Sipas mediave spanjolle, Reali e sheh talentin e Juventusit si liderin e ri që do të ringjallte sulmin pas një viti zhgënjyes pa trofe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat