Finalja e UEFA Champions League sjell miliona

Futboll

Finalja e UEFA Champions League sjell miliona

Më: 6 maj 2026 Në ora: 15:21
Pamje nga ndeshja

Kualifikimi i Arsenalit në finalen e UEFA Champions League nuk është vetëm sukses sportiv, por edhe një fitore e madhe financiare për klubin londinez.

“Topçinjtë” do të përfitojnë edhe 18.5 milionë euro shtesë vetëm për arritjen në finalen e madhe, duke e çuar totalin e të ardhurave nga ky sezon në rreth 143.5 milionë euro (124 milionë funte).

Kjo shifër nuk përfshin të ardhurat nga shitja e biletave dhe marrëveshjet komerciale që lidhen me pjesëmarrjen në këtë garë.

Në rast se Arsenali arrin të fitojë trofeun, atëherë do të sigurojë edhe 6.5 milionë euro shtesë, duke e çuar totalin në rreth 150 milionë euro (129.6 milionë funte).

Për më tepër, triumfi në Ligën e Kampionëve do t’i siguronte londinezëve edhe një bonus shtesë prej rreth 3.5 milionë funte për kualifikimin në UEFA Super Cup.

Një sezon i jashtëzakonshëm për “Topçinjtë”, që po shpërblehet jo vetëm me rezultate në fushë, por edhe me përfitime të mëdha financiare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat