\Bylis ka fituar në shtëpi përballë Elbasanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 2-1.
Golin e parë e shënuan vendasit me anë të Markut në minutën e 46-të.
Vetëm 9 minuta më vonë, Elbasani gjeti baraspeshën me Loukilin, por në të 81-tën, Bylis mbylli gjithçka me Përndrecën.
Kështu, Bylis ngjitet në vendin e 7-të, jashtë zonës së rrezikut me 41 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Elbasani me 61 pikë, mbetet në vendin e parë.