Neuer: PSG ishin vrasës para porte

Futboll

Neuer: PSG ishin vrasës para porte

Më: 6 maj 2026 Në ora: 23:46
Neuer

Portieri gjerman u shpreh i zhgënjyer që bavarezët nuk arritën të finalizonin rastet e tyre, përkundër faktit që ishin shumë afër përmbysjes së madhe.

"Mendoj se sot na mungoi instinkti vrasës në sulm, edhe pse i patëm mundësitë për ta fituar ndeshjen. Nuk kishim shumë raste të pastra, por kur i ke ato momente... shikoni PSG-në, ata ishin thjesht 'vrasës', duke shënuar pesë gola ashtu siç bënë në ndeshjen e parë," deklaroi Neuer për DAZN.

Neuer shtoi se kjo saktësi ishte ajo që i duhej Bayernit për të siguruar finalen:

"Mendoj se u pa që ishim vërtet afër arritjes në finale, por nuk ishim të aftë ta mbyllnim punën deri në fund", u shpreh gjermani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat