Presidenti i PSG-së, Nasser i thur lavde Enriques

Futboll

Presidenti i PSG-së, Nasser i thur lavde Enriques

Më: 7 maj 2026 Në ora: 11:42
 Nasser Al-Khelaifi:e Enrique

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka folur pas ndeshjes mbrëmë për trajnerin, Luis Enrique.

Të dytë ishin duke dhënë një intervistë për “CBS Sports Golazo” – kurse presidenti i tha disa fjalë të mëdha për trajnerin e tij.

Nasser mendon se Enrique është trajneri më i mirë në botë dhe po bën revolucion në futbollin e sotshëm.

“Luis Enrique ka nisur një revolucion në futboll. Jo vetëm për Parisin, por për futbollin në tërësi. Ai është trajneri më i mirë në botë”, u shpreh presidenti i PSG-së.

Kujtojmë se PSG-ja për herë të dytë brenda dy sezoneve është kualifikuar në finalen e UEFA Champions League dhe kësaj radhe do të luajë ndaj Arsenalit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat