Kvara ka respekt e vlerësim për Arsenalin

Futboll

Kvara ka respekt e vlerësim për Arsenalin

Më: 7 maj 2026 Në ora: 12:34
Khvicha Kvaratskhelia

Khvicha Kvaratskhelia ka folur pas kualifikimit të Paris Saint-Germainit në finalen e madhe të Champions League, duke e theksuar respektin për të gjitha skuadrat dhe vështirësinë e përballjes që i pret në Budapest.

PSG-ja barazoi 1-1 në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munichut duke e siguruar finalen falë fitores 5-4 në ndeshjen e parë.

Në finalen e 30 majit në Budapest, skuadra franceze do të përballet me Arsenal.

Pas ndeshjes, Kvaratskhelia u shpreh i lumtur për arritjen dhe nënvizoi se skuadra është gati për sfidën përfundimtare.

“Jam shumë i lumtur që jemi në finale.

E dimë që do të jetë e vështirë kundër Arsenalit. Bayerni është një nga skuadrat më të mira aktualisht, ishte një ndeshje shumë e vështirë, ndoshta më e vështira e sezonit. Ne kemi treguar se mund të luajmë kundër këtyre skuadrave.”

Ai shtoi se PSG-ja është krenar për rrugëtimin dhe duhet të jetë i gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

“Jemi shumë krenarë që kemi arritur sërish këtu.

Duhet të jemi gati për finalen: është ndeshja më e bukur e jetës sonë dhe do të japim gjithçka për këtë klub.”

Sa u përket kundërshtarëve, sulmuesi gjeorgjian e theksoi respektin maksimal për çdo skuadër.

“Ne i respektojmë të gjitha skuadrat. Për ne është e rëndësishme ta luajmë futbollin tonë.

Nuk mendojmë se kush do të jetë kundërshtari, përgatitemi dhe e japim maksimumin në fushë.

Është finale e Champions Leagues, duhet thjesht të shkojmë dhe ta shijojmë momentin.” 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat