Besës i bën punë vetëm fitorja

Futboll

Besës i bën punë vetëm fitorja

Më: 7 maj 2026 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Ilira dhe Besa do të masin forcat prej orës 16:00 në stadiumin “Redi Maloku”.

Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën “play off” të Kategorisë së Parë.

Iliria mund të kalojë më tej edhe me barazim në 90 minuta, ndërsa luan në shtëpinë e saj. Në takimin tjetër do të luhet Pogradeci-Kastrioti.

Trajnerët Matias Tatanxhelo dhe Gugash Magani kanë shuar dilemat me formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE

ILIRIA: Xhika; Kallaku, A. Selmani, Stafa, Mavanga, S. Selmani, Markoçi, Osma, Jakubu, Diarasuba, Rodrigez

Trajner: Matias Tatanxhelo

BESA: Abdullahu; Daja, Ajivi, Kapo, Çinuendu, Migone, Abdullai, Danaj, Spahiu, Kordeiro, Bianor

Trajner: Gugash Magani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat