Si filloi e gjithë përleshja? Mediat spanjolle sjellin detajet

Futboll

Si filloi e gjithë përleshja? Mediat spanjolle sjellin detajet

Më: 7 maj 2026 Në ora: 19:07
Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni.

Situata brenda Real Madrid po del gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit, me një tjetër incident serioz mes Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni.

Sipas raportimeve të fundit të publikuara nga Diario As, Valverde ka vazhduar ta akuzojë Tchouamenin se ka “rrjedhur në media” detaje rreth përleshjes së tyre të djeshme.

Mesfushori francez, sipas burimeve, i ka kërkuar vazhdimisht në mënyrë të qetë që të ndalojë akuzat, por Valverde ka vazhduar pa u ndalur, duke e përshkallëzuar situatën.

Raportohet se disa lojtarë të skuadrës kanë tentuar të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën dhe për të ndalur konfliktin verbal, por pa sukses. Në gjithë këtë tension, trajneri Alvaro Arbeloa nuk ka ndërhyrë në momentin kritik të ngjarjes.

Në fund, situata ka eskaluar në përleshje fizike mes dy lojtarëve, e cila përfundoi me Valverden të rrëzuar gjatë incidentit, duke e bërë ngjarjen edhe më të rëndë për dhomën e zhveshjes së Real Madridit.

Ky incident vjen në një moment jashtëzakonisht delikat për klubin, i cili tashmë po përballet me tensione të shumta të brendshme para ndeshjeve vendimtare të sezonit.

/Gazeta Express

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat