Isak pritet të kthehet ndaj Chelseat

Futboll

Isak pritet të kthehet ndaj Chelseat

Më: 8 maj 2026 Në ora: 16:00
Isak

Liverpooli nesër do të luajë një ndeshje të rëndësishme në Premierligë.

Ata do të përballen ndaj Chelseat, të cilët do të tentojnë të arrijnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Një ditë para ndeshjes, te “Reds” do të rikthehet Alexander Isak i cili ishte i lënduar në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Këtë e konfirmoi dhe trajneri i Liverpoolit, Arne Slot.

“Alexander Isak është rikthyer në stërvitje me ne dhe do të shohim se sa shumë mund ta përdorim atë këtë fundjavë”, u shpreh Slot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat