Arsimi - Bashkimi, përballja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Arsimi - Bashkimi, përballja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Nga: K.Goca Më: 10 maj 2026 Në ora: 14:31
Pamje nga ndeshja

Dy javë para se të bjerë perdja në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll, Arsimi nga Çegrani  dhe Bashkimi nga Kumanova do të ndeshen mes vete.

Ekipi mikpritës Arsimi është në një seri të shkëlqyeshme me 10 pikë të fituara nga pesë ndeshjet e fundit, por Bashkimi tregoi se di si të përballet me favoritët pas triumfit ndaj Shkendijës.

Në pritje të këtij dueli, mbrojtësi i Arsimit, Xhelil Abdullai, shprehu pritjet e tij, duke theksuar se ndeshja do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, por qëllimi është i qartë, dhe ai është fitorja.

"Presim një ndeshje shumë të vështirë sepse e dimë cilësinë që posedon Bashkimi, por qëllimi ynë është një rezultat i qartë pozitiv.

Jemi pak të zhgënjyer që nuk fituam tre pikët kundër Tikveshit, por edhe një pikë do të thotë shumë në këto ndeshje të fundit të sezonit", tha Abdullai.

Kumanova vjen në Gostivar me një qëllim - mbijetesën e sigurt në ligën e parë.

"Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja ekipet.

Arsimi kërkon pikë për t'i shpëtuar zonës së play-off, ndërsa Bashkimi dëshiron ta përfundojë sezonin pa shqetësime.

Ne jemi ekipe që respektojnë njëra-tjetrën, por gjatë atyre 90 minutave të gjithë do të luftojnë për tre pikët e 'arta'", tha Rexhep Murati.

Sipas tij, presioni është në anën e vendasve, gjë që mund të jetë një avantazh për Kumanovën.

"Shpresoj që të kthehemi nga Gostivari me një fitore dhe të vulosim me sukses sezonin tonë të parë në Ligën e Parë të Maqedonisë (PMFL). Besoj se presioni mbi vendasit do të jetë avantazhi ynë", shtoi Murati.

Në 10 takimet e kaluara midis këtyre dy ekipeve, Arsimi ka regjistruar 5 fitore, 2 ndeshje kanë përfunduar barazim, ndërsa Bashkimi ka triumfuar 3 herë.

Ndeshja e javës së 31-të midis Arsimit dhe Bashkimit do të luhet sot në stadiumin e Gostivarit, duke filluar nga ora 16:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat