Josa merr vendimin drastik

Futboll

Josa merr vendimin drastik

Më: 10 maj 2026 Në ora: 19:45
Mirel Josa

Bylis u mposht në transfertë nga Vora, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi me shifrat 5-2 në favor të vendasve.

Kjo solli edhe rënien e skuadrës ballshiote në Kategorinë e Parë.

Madje, pas ndeshjes, trajneri Mirel Josa mori një vendim drastik, duke zgjedhur që të mos dilte përpara mikrofonave të RTSH-së.

Një ngarkesë psikologjike për teknikun e Bylisit, ndërsa ditët në vazhdim do të mësohet se çdo të ndodhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat