Futbollisti nga Kosova, Arijon Ibrahimoviçi ka bërë mrekullinë me ekipin e tij Heidenheim, duke triumfuar në udhëtim, me rezultat 3:1 ndaj Kolnit, në kuadër të javës së parafundit (33-të) në Bundesliga I.
Ibrahimoviçi është autor i golit të fitores së thellë në udhëtim.
Për Heidenheim shënuan Schoppner (8'), Ibrahimoviç (28') e Schoppner (72') dhe për vendasit realizoi Bulter (10').
Koln është në vend të 14-të me 32 pikë, ndërsa Wolfsburg renditet në vend të 16-të me 26 pikë, pasojnë Heindeheim e St. Pauli secili nga 26 pikë.
Në javën e fundit takohen St. Pauli - Wolfsburg e Heidenheim - Mainz.