Pensionohet ylli i Arsenalit

Futboll

Pensionohet ylli i Arsenalit

Më: 12 maj 2026 Në ora: 15:08
Christian Norgaard - djathtas

Christian Norgaard është pensionuar nga Kombëtarja e Danimarkës.

Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti në rrjetet sociale.

“Kam vendosur të tërhiqem nga kombëtarja. Nga njëra anë, ka qenë një vendim i vështirë, sepse pothuajse nuk ka asgjë që e dua më shumë sesa të bashkohem me shokët e skuadrës dhe stafin në Marienlyst.

Dhe pothuajse nuk ka asgjë që e dua më shumë sesa të luaj me fanellën kuqezi përpara një “Parken” të mbushur plot dhe me atmosferë elektrizuese.

View this post on Instagram

A post shared by Christian Nørgaard (@cnoergaard19)

“Në të njëjtën kohë, kam ndier shumë besim nga Brian Riemer dhe një moment personal shumë i veçantë për mua ishte fitorja ndaj Portugalisë në vitin 2025, pikërisht në një nga ato netët magjike në “Parken” — aty mora rolin e liderit në mesfushë, një rol që më pëlqen shumë ta luaj.

“Nga ana tjetër, ka qenë edhe një vendim i lehtë, sepse dua të kaloj më shumë kohë me familjen time.

Gjithashtu, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, më duket momenti i duhur për t’u hapur rrugë talenteve të rinj dhe të guximshëm, me të cilët Danimarka vazhdon të jetë e pasur”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale

Kujtojmë që Norgaard është futbollist i Arsenalit deri në vitin 2027.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat