Gordon dhe Bayern edhe më pranë marrëveshjes

Futboll

Gordon dhe Bayern edhe më pranë marrëveshjes

Më: 13 maj 2026 Në ora: 15:49
Anthony Gordon

Anthony Gordon pritet që të jetë goditja e radhës e FC Bayern në merkaton e kësaj vere.

Sulmuesi anglez thuhet se është dakord që të transferohet në Mynih ku pritet që të luajë për rekordmenët e Gjermanisë.

Sipas medieve gjermane dhe atyre angleze “pengesa” e fundit në këtë tratativë është Newcastle.

Klubi anglez kërkon 85 milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit, i cili ka bindur edhe bordin e Bayern-it, i cili nga ana tjetër nuk do të pagunate kurrë shifrën e lartpërmendur.

Sipas raportimeeve në mediet gjermane drejtuesit e Bayern-it janë të bindur në cilësitë e lojtarit dhe i kanë dhënë përparësi maksimale transferimit të tij në “Allianz Arena”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat