Liqenorët s’e ndalin hapin drejt misionit Superiore

Futboll

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt misionit Superiore

Më: 14 maj 2026 Në ora: 14:56
Emiljano Çela d Marin Abazaj

Pogradeci do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” e elitës së futbollit në Shqipëri, “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të nisë në orën 16:00.

Ndërkohë që tek liqenorët, vazhdon puna e palodhur, duke mos humbur asnjë minutë.

Në rast fitoreje, skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela, sezonin e ardhshëm do të militonte në “Abissnet Superiore”, mes 10 ekipeve më të mira në vend.

“Mirëmëngjes! Vijojnë seancat stërvitore me fokus dhe përkushtim maksimal për të arritur rezultatin e dëshiruar në ndeshjen e “Play-Out” me KF Teuta. Ndeshja luhet më 16 maj”, shkruan klubi liqenor, krah fotove nga stërvitja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat