Manchester City dhe Chelsea sot luajnë finalen e FA Cup

Futboll

Manchester City dhe Chelsea sot luajnë finalen e FA Cup

Më: 16 maj 2026 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Sot në Londër, do të zhvillohet finalja e madhe e FA Cup, mes Manchester City dhe Chelseas.

Takimi nis në ora 16:00, në stadiumin legjendar ”Wembley” dhe pritet të dhurojë spektakël për tifozët e futbollit.

Dy gjigantët e Premier League vijnë në këtë duel me objektivin e vetëm, fitimin e trofeut më të vjetër në futbollin anglez.

Chelsea synon trofeun për të shpqtuar një sezon katastrofik, ku ka dështuar të kualifikohet në garat evropiane, derisa Manchester City synon të paktën trofeun e FA Cup, pasi për Premierligën tashmë gjasat janë të pakta, me Arsenalin që e ka titullin në dorë.

Atmosfera në kryeqytetin anglez pritet të jetë fantastike, pasi finalja e FA Cup konsiderohet një nga ngjarjet më prestigjioze në futbollin botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat