Kjo është nota për Edon Zhegrovën!

Futboll

Kjo është nota për Edon Zhegrovën!

Nga: K.G. Më: 17 maj 2026 Në ora: 16:42
Edon Zhegrova

Zhgënjim i madh në Torino!

Juventusi pothuajse i pashpresë për një vend në garat e Champions League.

Humbja e sotme me rezultat 0:2 nga Fiorentina duket se ka fundosur gjithçka ndonëse është edhe një ndeshje për t’u luajtur në Serie A.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, u aktivizua nga minuta e 69-të tek Juventusi, ndërsa u vlerësua me notë solide nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Zhegrova u vlerësua me notë 6.6.

Juventusi është në vend të gjashtë me 68 pikë, dy më pak se Roma në të katërtin një javë para se të bjerë perdja e kampionatit italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat